Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të zhvillojë nesër ceremoninë e hapjes së ofertave dhe publikimit të çmimeve për shitjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 75 (ShAL 75).
Sipas njoftimit të AKP-së, pranimi i ofertave do të bëhet më 9 shtator 2026, në “Sallën e konferencave” të Hotelit Grand në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Hapja e ofertave do të nisë në orën 12:30, ndërsa gjatë ceremonisë do të bëhet edhe publikimi i çmimeve më të larta të ofertave.


























