Policia e Tepelenës ka bërë me dije se një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të diel.
Tre automjete janë përfshirë në një aksident në bypassin e Tepelenës, poshtë kalasë së këtij qytet.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën katër persona, ndërkohë që në aksident janë përfshirë tetë shtetas.
Sipas informacioneve paraprake një prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt.


























