Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur në Vitomeric të Pejës, ku një person është lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 20:10, në Vitomeric ka ndodhur një aksident, ku kanë qenë të përfshirë katër vetura. Një person është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet kompetente”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai bëri të ditur se pas trajtimit në Spitalin Rajonal të Pejës, i lënduari është liruar.