Një aksident ka ndodhur në zonën që njihet si “Veternik” në hymje të Prishtinës, njofton Kosova Post.
Në disa fotografi të siguruara nga gazeta Kosova Post, shihet se në këtë aksident vetura është kthyer në kahjen e kundërt.
Sipas dëshmitarëve veturës të tipit Audi e ka humbur kontrollin pëd shkak të shpejtësisë. Tashmë në vendin e ngjarjes janë parë edhe njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës.
Nuk dihet për momentin nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Rruga e Veternikut është e rrezikshme për aksidente të ndryshme, të cilat janë të shpeshta.