Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar çfarë moti do të mbajë në pesë ditët në vazhdim.
Në njoftim bëhet e ditur se temperaturat minimale të ditës do të jenë 12 gradë Celsius.
Ndërkaq, temperatura më e lartë do të jetë të premten, 38 gradë.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë, 27 korrik 2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të zhvillohen lokalisht, duke sjellë mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh, si dhe mundësi për breshër në vende të izoluara.
Temperaturat minimale: 13–15°CTemperaturat maksimale: 26–30°CEra: do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore, me shpejtësi mesatare 1–8 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë fuqizime të përkohshme.


























