Aksion policor në objektet e postave ilegale në veri të Republikës së Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar  për RTKlive se sot është duke u zhvilluar një aksion policor në veri të vendit tek postat e palicencuar, përkatësisht në objektet ku ka operuar e ashtuquajtura “Postë e Serbisë”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni ka nisur pas një informate  të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK. Me këtë rast, sipas tij, njësitë policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni.

“Informacioni ka rezultuar te jetë i saktë, me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit  dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, ka thënë ai.

Elshani ka thënë se deri tani nga 9 lokacione të kontrolluara, 5 janë mbyllur.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika