Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit S.Z.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ai akuzohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 paragrafi i parë i Kodit Penal të Republikës së Kosovës .
“Sipas aktakuzës i pandehuri S.Z ka nxitë, përhapë publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare në atë mënyrë që përmes rrjetit social Tik-Tok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.