Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se nesër, në orën 12:00, do të mbledhë Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj në selinë qendrore, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, pas përfundimit të mbledhjes, në orën 13:30, do të mbahet konferencë për media.
Në konferencë, organizata pritet të bëjë të ditur qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit, si dhe veprimet e mëtejshme që do të ndërmarrë.


























