Albanians For America (AFA) ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përcjell KosovaPost.
Në shkrim, AFA thotë se trajton faktet që, sipas saj, mungojnë në narrativën e Vuçiqit, duke përfshirë veprimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë dhe çështjen juridike të pavarësisë së Kosovës.
AFA ndalet gjithashtu te dialogu Kosovë–Serbi, mungesa e llogaridhënies për sulmin në Banjskë, si dhe orientimi euroatlantik i Kosovës.
“Faktet kanë rëndësi”, thuhet në publikimin e Albanians For America, e cila ka ftuar lexuesit të lexojnë op-ed-in e plotë.
Poatimi i plotë:
OP-ED NGA AFA | Serbia nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës nga foltorja e OKB-së
Në op-ed-in tonë më të fundit, Albanians For America i përgjigjet fjalimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe shqyrton faktet që narrativa e tij i lë jashtë.
Nga veprimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë dhe realiteti juridik i pavarësisë së Kosovës, te dialogu Kosovë–Serbi, mungesa e vazhdueshme e llogaridhënies për sulmin në Banjskë dhe orientimi i qartë euroatlantik i Kosovës—faktet vlejnë






























