Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë më shumë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli.
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell.
Këto skuqje kanë të bëjnë me çrregullimet e lëkurës së ndjeshme ndërkohë që specifikat e këtij fenomeni të njohur si fotodermatoza do t’i gjeni më poshtë në këtë artikull.
Nëse keni kaluar disa orë në diell, gjasat janë që në pjesën e kraharorit dhe të krahëve të dalin disa njolla të fryra (edemë ose flluska) me ngjyrë të kuqe.
Zakonisht termi i saktë i alergjisë nga dielli është ‘fotodermatoza’ dhe shpërthimi i këtyre njollave është një nga manifestimet më të përhapura të kësaj alergjie.
Simptomat zakonisht prekin femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeç.
Njollat ndryshojnë nga njeriu, por zakonisht ato shfaqen në ngjyrë rozë ose të kuqe, në pjesën e krahëve, kraharorit dhe këmbëve.
Këto njolla nuk prekin lëkurën e fytyrës.
Njollat shfaqen zakonisht gjatë stinës së verës. Shkaktohen nga ekspozimi afatgjatë në diell pas një periudhe me ekspozim të kufizuar në dritën e tij