Lidhur me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuciq, i cili u shpreh i habitur që Scholz i kërkoi njohje të ndërsjellë të pavarësisë së Kosovës, duke deklaruar qe një gjë e tillë nuk është kërkuar asnjëherë nga akterët e BE-së, ka reaguar deputetja e Bundestagut gjerman, Renata Alt, përcjell KosovaPost.
Në Twitter ajo e ka quajtur skandal reagimin e Vuçiqit, teksa ka bërë thirrje që të ndërkrehen bisedimet e BE-së me Serbinë, nën arsyetimin se Vuçiq po i mashtron të gjithë.
“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloz. Negociatat e anëtarësimit me BE-në duhet të ngrihen! Vuçiq na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, shkroi ajo në Twitter.