Ambasada e Amerikës në Beograd ka kërkuar që serbët e Kosovës të lejohen të votojnë në zgjedhjet e prillit të organizuara nga autoritetet serbe.
Këtë thirrje kjo ambasadë e ka bërë përmes Twitterit.
Aty thuhet se është e rëndësishme që serbët me të drejtë vote në Kosovë të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe se SHBA-të mbështesin masat që do të lehtësonin votimin e tyre.
“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e shpallura nga Beogradi në prill. Shtetet e Bashkuara mbështesin masat e duhura për ta bërë këtë dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, ka thënë ambasada.
Ndryshe, nga autoritetet në Kosovë kanë mohuar çdo formë të pjesëmarrjes në votim në zgjedhje që do të cënonte sovranitetin e vendit.
Ata kanë lënë të hapur mundësinë që në Kosovë të votohet përmes postës, ashtu siç rëndom ndodhë me shtetasit që jetojnë në një vend tjetër nga ai ku mbahen zgjedhjet.
Važno je da stanovnici na Kosovu sa pravom glasa u Srbiji mogu da učestvuju na izborima koje je Beograd najavio za april. SAD podržavaju odgovarajuće mere kako bi se to realizovalo i proces glasanja olakšao. pic.twitter.com/4tfK7PIGiW
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) February 3, 2022