Ambasada britanike në Kosovë e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale në Kuvend sot.
Ndërkohë, ka shtuar se me propozimin e saj do të krijohet edhe Njësia e Veçantë Hetimore, si pjesë e këtij ligji.
“Do të ofrojmë ndihmën tonë për të siguruar zbatim të suksesshëm të Njësisë. Parashikojmë që ekipet, e udhëhequra nga prokurori i rastit, do të rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe cilësinë e hetimeve. Kjo qasje bashkëpunuese do të kontribuojë në përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Kuvendi sot ka miratuar Projektligjin për pronën publike, atë për Prokurorinë Speciale, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, atë për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale dhe Projektligjin për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë.


























