Ambasada e SHBA në Sarajevë ka reaguar ashpër pas deklaratave kërcënuese të ambasadorit rus, i cili theksoi se nëse Bosnjë-Hercegovina do të anëtarësohet në NATO do e pësojë keq.
Në reagimin zyrtar ambasada e SHBA thekson se këto janë kërcënime të rrezikshme, duke shtuar se askush nuk mund të futet mes vendeve të lira dhe NATO-s.
“Kërcënimet e fundit të ambasadorit rus ndaj Bosnje dhe Hercegovinës janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Më tej në njoftimi e ambasadës së SHBA thuhet se Amerika do të jetë në krahë të Bosnjë-Hercegovinës në të gjitha hapat drejt integrimit në komunitetin ‘Eruoatlantik”