Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se është takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Hovenier, ka shkruar në Twitter, se gjatë takimit janë diskutuar prioritetet e përbashkëta për të forcuar më tej sundimin e ligjit.
Hovenier, thekson gjithashtu se në takim me Haxhiun kanë folur edhe për luftën kundër korrupsionit, dhunës në familje dhe mbështetjen e SHBA-së për nxjerrjen dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësinë penale dhe Vettingun.
With Justice Minister @albulenahaxhiu_, discussed joint priorities to further strengthen the rule of law, including combating corruption and domestic violence & U.S. support for eliciting and implementing Venice Commission recommendations on criminal justice reform & vetting. pic.twitter.com/MizAux6ypW
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 14, 2022