Philip Kosnett, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në Prishtinë, ka falënderuar Kosovën dhe qytetarët e saj për gatishmërinë për t’u ofruar strehë afganëve, raporton Kosova Post.
Ambasadori Kosnett këtë falënderim e bëri nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara, falënderimet e mia më të thella për qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj për t’u ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale”, shkruan Kosnett në Twitter./KosovaPost/
On behalf of the United States, my deepest thanks to the government and people of Kosovo for your willingness to offer refuge to our Afghan partners on their journey to a new life. Once again, Kosovo demonstrates leadership on the global stage.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) August 17, 2021