Lideri i Lëvizjes për Çlirim, Mlagjan Gjorgjeviq, tha sot se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KE), është “pjesë e premtimit të bërë nga presidenti Aleksandar Vuçiq për mentorët perëndimorë”, shkruan Danas, transmeton Kosova Post.
“E gjithë kjo duket se është me marrëveshjen e Vuçiqit me Perëndimin dhe me pëlqimin e tij të heshtur, duke vazhduar kështu të kryejë tradhtinë ndaj interesave kryesore kombëtare serbe. “Ashtu si në rastin e autoqefalisë së të ashtuquajturës kishë maqedonase, heshti edhe Vuçiqi edhe Kisha Ortodokse Serbe, ashtu edhe në rastin e Këshillit të Evropës na pret vetëm veprimi dhe mbizotërimi i Vuçiqit. “tha Gjorgjeviq në një deklaratë me shkrim.
Ai shtoi se Këshilli i Evropës me gjasë nuk do të jetë institucioni i fundit ndërkombëtar në të cilin Prishtina do të aplikojë për pranim, duke vlerësuar se pozita e Serbisë është e vështirë, dhe kjo pozitë e Serbisë tha ai është pasojë e “qeverisjes së paaftë e Vuçiqit gjatë 10 viteve”.
“Duke përmbushur premtimet e dhëna Perëndimit, të cilat e sollën në pushtet në vitin 2012, Vuçiq tashmë i ka dhënë pothuajse të gjitha tiparet e shtetësisë së Kosovës me marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit. “Mbetet vetëm anëtarësimi në Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Evropës, Interpoli dhe UNESCO janë vetëm hapat e ardhshëm drejt kësaj,” tha Gjorgjeviq./Kosova Post/