Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Nën 15 vjeç s’do të ketë rrjete sociale në Turqi, Erdogan jep lajmin e fundit

    Kërkohet paraburgim: Çka thotë dosja e Prokurorisë në rastin e bixhozxhinjve të paligjshëm?

    Nga një muaj parâburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bìxhoz në rajonin e Mitrovicës

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti për mediumin katalunas: Spanja duhet ta kishte njohur qysh moti Kosovën, po punoj që kjo të ndodhë

    Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja e opozitës

    Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja e opozitës

    KPM ndëshkon kabllorët, reagon MINT

    Këta janë 12 kandidatët për anëtarë të KPM, që do të procedohen për votim në seancë

    Ish-komandanti i UÇK- së shpërthen: Opozita po deshton rëndë

    Ish-komandanti i UÇK- së shpërthen: Opozita po deshton rëndë

    Trump betohet si presidenti i 47-të i Amerikës

    Trump: Marrëveshja e re me Iranin do të jetë më e mirë se ajo e vjetra

    PDK për procesin në Hagë: Presim vendim të drejtë dhe të bazuar në prova të besueshme

    PDK për procesin në Hagë: Presim vendim të drejtë dhe të bazuar në prova të besueshme

    Bedri Hamza kryetari i ri i PDK-së

    Hamza flet për ofertën që Kurti ia bëri PDK-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Anonymos në shënjestër Vuçiq-in

06 Janar 2023, 13:55
në Botë, Lajme
Anonymos në shënjestër Vuçiq-in
Share on FacebookShare on Twitter

Disa përdorues të rrjetit social Twitter, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e grupit ndërkombëtar të hakerëve, Anonymous, morën përgjegjësinë për rrëzimin e ueb-faqes zyrtare të Ushtrisë së Serbisë, disa ditë pasi e paralajmëruan presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se e kishin vënë atë në shënjestër.

Ueb-faqja e Ushtrisë serbe ishte jashtë funksionit në mëngjesin e 5 janarit. Përdoruesve iu shfaq një mesazh, i cili i njoftonte ata për një problem, për shkak se serveri, në të cilin ndodhej ueb-faqja, nuk po komunikonte.

Më vonë, gjatë ditës, qasja në ueb-faqe u normalizua për përdoruesit nga Serbia.

Disa orë më herët, një llogari në Twitter, nën emrin Anonymous, informoi për rënien e ueb-faqes së ushtrisë serbe, me një paralajmërim për presidentin e Serbisë, që të mos e nënvlerësonte grupin.

Më 5 janar, llogaritë nën emrin Anonymous, po ashtu, pohuan se kishin sulmuar ueb-faqen zyrtare të Vuçiçit, predsednik.rs. Radio Evropa e Lirë nuk ka hasur në ndonjë vështirësi për t’u qasur në atë ueb-faqe.

Grupi i hakerëve Anonymous është i decentralizuar, nuk ka udhëheqje formale, dhe as ueb-faqe apo llogari zyrtare në rrjetet sociale. Një kërkim në Twitter, për shembull, shfaq mijëra llogari, përdoruesit e së cilave prezantohen si pjesëtarë të këtij grupi, por është e pamundur të përcaktohet nëse ata vërtet janë.

Anonymous pohon se po kryen veprime nga bindja dhe aktivizmi politik. Publiku zakonisht e njeh këtë grup nga maskat e tyre të bardha, me një buzëqeshje, që paraqesin personazhin Guy Fawkes, një rebel anglez nga shekulli XVI, i cili u bë i njohur falë Alan Moore dhe novelës së tij grafike “V for Vendetta”.

Videomesazhi për Vuçiçin

Fillimisht, një video, në të cilën një burrë, me një maskë karakteristike të grupit të hakerëve Anonymous, i drejtohet Vuçiçit me një ton kërcënues, u publikua më 29 dhjetor në Twitter dhe në platformën për video, YouTube.

Një video tjetër, ku kërcënohej presidenti i Serbisë, po ashtu u shpërnda nga një llogari që pretendoi se ishte e lidhur me grupin Anonymous. Megjithatë, afërsia me grupin nuk ka qenë e mundur të verifikohet apo të konfirmohet zyrtarisht.

Në muajt e fundit, hakerët, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e Anonymous, e kanë kritikuar Vuçiçin për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për bashkëpunim të ngushtë me të. Serbia, ndonëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon të harmonizojë politikën e saj me atë të bllokut evropian dhe të sanksionojë Rusinë.

Beogradi dhe Moska zyrtare kanë marrëdhënie bilaterale tradicionalisht të ngushta.

Rusia e mbështet Serbinë në politikën e saj të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës të cilën e konsideron ish-provincë të veten dhe e pengon anëtarësimin e saj në institucione ndërkombëtare.

Në një video dyminutëshe, të publikuar më 29 dhjetor, hakerët po ashtu i hodhën një vështrim situatës në Kosovë, dhe thanë se kishin marrë informacione se “elemente kriminale po përpiqen të krijojnë një konflikt të armatosur në veriun e Kosovës”. Ata e quajnë Vuçiçin “kukull të [presidentit rus, Vladimir] Putinit” dhe theksojnë se Serbia është vendi i vetëm që bashkëpunon haptas me Rusinë dhe i refuzon thirrjet e vazhdueshme nga Evropa për të vendosur sanksione.

“Nëse nuk i ndalni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk do të ngelë pa mbështetje”, i thotë grupi Anonymous presidentit të Serbisë, duke theksuar se është aktiv në mbarë botën dhe se nuk është grup i njerëzve të pashpresë që mund të injorohet lehtësisht.

Disa orë pasi videoja u publikua, Vuçiç u paraqit në rrjetin social Instagram. “Po bëhemi gati të luftojmë kundër anonimëve”, shkroi ai në legjendën e fotografisë, ku u pa duke luajtur me dy qen.

Qendra Kombëtare e Serbisë për parandalimin e rreziqeve të sigurisë në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit, në përgjigjet e saj për Radion Evropa e Lirë, tha se një prani më aktive e kërcënimeve kibernetike, nga grupe të caktuara kibernetike, mund të jetë fenomen i zakonshëm dhe shpesh mund të lidhet me ngjarjet aktuale gjeopolitike, por edhe me ngjarjet në nivelin lokal, po ashtu”.

Kjo qendër mbledh dhe shkëmben informacione për rreziqet brenda sistemeve të TIK-ut, i paralajmëron dhe i këshillon personat që i menaxhojnë këto sisteme, si dhe publikun e Serbisë.

“Përveç kërcënimeve të sipërpërmendura, aktivitete të tjera të grupit Anonymous nuk janë regjistruar deri më tani”, ka thënë ekipi kombëtar i reagimit emergjent kompjuterik i Serbisë, në një përgjigje me shkrim për REL-in, ndaj pyetjes nëse, përveç videos në të cilën burri me maskë i drejtohet Vuçiçit me ton kërcënues, ka pasur kërcënime dhe sulme të mëparshme nga grupi Anonymous.

REL-i është munduar të marrë vesh nga Zyra e Prokurorit për Krime të Teknologjisë së Lartë nëse ky është kërcënim serioz, si dhe nëse disa prej sulmeve të fundit nga hakerët janë të lidhura me këto kërcënime, por ajo nuk ka dashur të komentojë për këtë rast.

REL-i, po ashtu, ka bërë përpjekje të mësojë më shumë për problemet në funksionim të ueb-faqes së Ushtrisë së Serbisë nga Ministria e Mbrojtjes, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Forumi Bezbedan Balkan, i cili regjistron të gjitha sulmet ndaj resurseve në Serbi në muajt e fundit, thotë se disa ueb-faqe zyrtare po përballen me sulme DDoS.
Sulmi DDos (shkurtesa në anglisht për “Distributed denial-of-service”) është sulm i shumëfishtë, me qëllimin e ndërprerjes apo pengimit të funksionimit të sistemit të TIK-ut.

Mesazhet e mëparshme

Kërcënime nga llogaritë e lidhura me grupin Anonymous u raportuan në rrjetet sociale edhe më 20 dhjetor.

“Ne jemi të gatshëm ta sulmojmë Serbinë për destabilizimin nëpër Ballkan”, u tha në një postim në Twitter, me etiketën #OpSerbia, në të cilin bëhej thirrje për sulm hakerësh ndaj Serbisë.Më 24 shkurt, Anonymous i shpalli luftë kibernetike Rusisë, sipas njërës ndër llogaritë në Twitter, të lidhura me grupin. Që atëherë, grupi pretendon të ketë kryer një numër sulmesh të ndryshme kibernetike ndaj Rusisë.

Është regjistruar publikimi i të dhënave të pjesëtarëve të ushtrisë ruse, të zyrtarëve të Bankës Qendrore të Rusisë, të agjencisë hapësinore ruse Roskosmos, dhe të kompanive ruse të naftës dhe të gazit (Gazregion, Gazprom).

Anonymous ka bllokuar ueb-faqet e kompanive që bëjnë biznes me Rusinë, pavarësisht sanksioneve, dhe ka arritur të publikojë në mediat ruse pamje nga fushëbeteja në Ukrainë.Grupi i hakerëve u është adresuar qytetarëve rusë drejtpërdrejt dhe, po ashtu, ka ndërhyrë në printerët nëpër dyqane në Rusi, nga të cilët janë shtypur mesazhe kundër luftës dhe në mbështetje të Ukrainës./Trim Haliti, REL

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

Nën 15 vjeç s’do të ketë rrjete sociale në Turqi, Erdogan jep lajmin e fundit

12 minuta më parë
Kërkohet paraburgim: Çka thotë dosja e Prokurorisë në rastin e bixhozxhinjve të paligjshëm?

Nga një muaj parâburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bìxhoz në rajonin e Mitrovicës

24 minuta më parë
Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Kurti për mediumin katalunas: Spanja duhet ta kishte njohur qysh moti Kosovën, po punoj që kjo të ndodhë

42 minuta më parë
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja e opozitës

Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja e opozitës

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH