Në gjysmëfinalen e madhe të Superkupës së Spanjës, Reali mundi Barcelonën me rezultat 3-2 pas kohës shtesë, ndërsa një nga temat e madha në bisedimet mes tifozëve të klubit katalanas është mbrojtësi uruguaian Ronald Araujo, përcjell KosovaPost.
Në internet janë shfaqur disa fotografi ku shihet dora e tij, të cilin e ka operuar vetëm disa ditë para El Clasico.
Araujo edhe pse mund të ishte në pushim, mësohet se ai ka insistuar të luajnë ndeshjen kundër Real Madridit edhe pse kishte dy vida në dorë.
Një numër i madh i tifozëve janë befasuar nga stafi profesional i Barcelonës i drejtuar nga Xavi sesi e lejuan Araujon të luante.
Mediat spanjolle shkruajnë se në rast të një rënieje pak më të rëndë, ai do të mund të kishte rënduar dëmtimin e dorës dhe të rrezikonte një operacion të ri korrigjues.