Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Arben Vitia, i ka intensifikuar aktivitetet e fushatës zgjedhore në garën për kryeqytetin, transmeton Kosova Post.
Ai është parë në shoqëri me ministra dhe deputetë të kësaj partie, duke pirë kafe në një ndër kafenetë e kryeqytetit.
Përgjatë shëtitores kryesore, ndërkaq, është shfaqur edhe një ekspozitë me fotografitë e projekteve të cilat ai premton që do t’i realizojë nëse do të zgjidhet kryetar i Prishtinës.
Për më shumë, shihni fotot:
Siç shihet edhe në foto, ministrat Hekuran Murati, Artane Rizvanolli, Albulena Haxhiu dhe disa deputetë, kanë dalë ta përkrahin. Këtë të diele, qytetarët pritet të dalin e të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve./KosovPost/