Ditën e premte, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Banjksë të Zveçanit, ku kanë gjetur armatime të ndryshme, transmeton KosovaPost.
Sipas policisë, armatimet u gjetën në banjën e hotelit ku ata e kryen bastisjen.
Gjatë kësaj kontrollo u gjetën dhe u konfiskuan një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera.
“Njësiti i hetuesisë gjatë kontrollit në banjën e një hoteli ka gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, katër karikatorë, 103 fishekë kalibrash të ndryshëm, kapelë, bluza dhe pantallona ushtarakë, një thikë, shallë ushtarake, antiplumb me pajisje tjera. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.