Tre persona janë arrestuar në Prizren, ku dy nga ta janë dërguar në mbajtje pas kanë sulmuar zyrtarët policorë.
Policët e sulmuar kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovare, pasi të njëjtit kanë sulmuar zyrtarët policorë. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy prej të dyshuarve pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.


























