Një person është arrestuar në Bërnjak të Zubin Potokut, për sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se ai fillimisht kishte refuzuar t’i prezantojë dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë.
Pasi policia kishte arritur ta ndalojë, gjatë arrestimit sipas njoftimit kishte sulmuar zyrtarët policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë. Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.