Një burrë është arrestuar në Vushtrri ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ai është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj 4 grave.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj kater viktimave kosovare. Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.