Gjatë ditës së sotme nga ana e zyrtarëve policor të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes.
Sipas informatave nga Policia, rasti ka ndodhur dje (12.09.2023), në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku dyshohet se ankuesit i janë vjedhur një shumë e parave nga automjeti i tij, të ciliin e kishte të parkuar një parking, në rrugës e sipërshënuar.
Personi i dyshuar lidhur me këtë rast është L.R- mashkull, 29 vjeç.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.


























