Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) kanë realizuar dy bastisje në Gjilan dhe Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Bastisjet janë kryer në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të dyshuar të tjetërsimit të një prone.
Si rezultat i aksionit, është arrestuar personi me inicialet V.M., i cili me urdhër të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
Gjatë zbatimit të planit operativ, janë sekuestruar sende dhe materiale që dyshohet se mund të jenë relevante për hetimin.
Prokuroria Speciale dhe DHKEK kanë bërë të ditur se veprimet hetimore lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.


























