Regjisori i njohur Sokol Plakolli, ka paralajmëruar se greva e tij e nisur “që nga viti 2016”, për sa u përket “dallavereve në Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK)”, do të ndërprehet sot, shkruan Kosova Post.
Plakolli i cili në vitin 2021, e vazhdoi serinë e grevave për TKK-në para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS-së), ka paralajmëruar se do t’i nxjerr në shesh “të palarat”, për të cilat ka provuar ta sensibilizojë opinionin publik.
Siç ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, në ora 11:00, pritet të mbajë konferencë për media.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
NJOFTIM
Pas skanimit dhe publikimit të dokumentacionit, vendimeve të KD TË TKK së 2015 – 2021 mbyllet greva ARTISTI KËMBË ZBATHUR – JO SLLAVIZIMIT TË TKK së grevë e hapur në vitin 2016.
Konferenca për media do të mbahet të hënen nga ora 11.00 më 21. 06. 2021 para MKRS në hapësirën ku është mbajtur greva, me që rastë do të diskutohet edhe do të publikohen për media vendimet më fjalë.
Sokol Plakolli.