Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për TM2 2026, sipas të cilave të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme arritën në 974.7 milionë euro, nga 972.6 milionë euro sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Tatimet në produkte përbëjnë 67% të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, ndërsa aktivet dhe detyrimet financiare 7%, me pjesën tjetër të shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 997.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2025 ishin 784.9 milion Euro.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 36%, Kompensimi i punëtorëve me 24%, Konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, njofton ASK.
























