Austria ka deklaruar se për të ndalur hyrjen e emigrantëve dhe refugjatëve ilegalë në territorin e këtij vendi, dislokon më shumë forca ushtarake në kufirin lindor të këtij vendi me Slloveninë dhe Hungarinë, trtansmeton Kosova Post.
Agjencia e lajmeve Kosova Post njofton se Karl Nehamer, ministri i brendshëm i Austrisë dhe Klodia Taner, ministrja e mbrojtjes së Austrisë, gjatë një konference për shtyp, deklaruan dislokimin e më shumë forcave ushtarake në kufijtë e këtij vendi.
Ministri i brendshëm i Austrisë duke deklaruar se rregullat e emigracionit të Bashkimit Evropian nuk janë efikase në lidhje me emigrantët ilegalë, tha: “Së shpejti numri i forcave ushtarake të dislokuar në kufijtë lindorë të Austrisë nga 1000 trupa do të shtohet në 1400 trupa dhe arsyeja më e madhe për këtë veprim, janë zhvillimet në kufijtë e Austrisë me Hungarinë”.
Nehamer duke vë në dukje rritjen e numrit të refugjatëve afganë në Austri, kujtoi se Austria nuk po merr mbështetjen e nevojshme nga Bashkimi Evropian dhe së bashku me Gjermaninë nuk mund të zgjidhë problemin e Bashkimit Evropian në lidhje me Afganistanin.
Ministrja e mbrojtjes së Austrisë gjithashtu deklaroi: “Këtë viti janë arrestuar 200 trafikantë të qenieve njerëzore më shumë në kufirin me Hungarinë. Prandaj, numri i forcave ushtarake të dislokuara në kufijtë e përbashkët të Austrisë me Slloveninë dhe Sllovakinë mund të shtohet deri në 2000 trupa”./pt