Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, po vazhdon agjendën e tij në kuadër të vizitës zyrtare në ShBA.
Së fundi ai takuar kongresmenin Hakeem Jeffries. Bajqinovci ka shkruar në Facebook se Jeffries është demokrati më me influencë në Kongresin amerikan.
“Jashtëzakonisht i nderuar që një një ceremoni formale të organizuar këtu në ShBA kam takuar kongresmenin, z. Hakeem Jeffries.
Z.Jeffries është demokrati më me influencë në Kongresin amerikan.
Z. Jeffries e njoftova për disa nga çështjet më të rëndësishme që janë në proces reformues në shtetin tonë, çfarë e bëri të lumtur dhe na inkurajoi të vazhdojmë më tej, duke shtuar se përkrahja nga aleati ynë më i madh nuk mungon”, ka thënë Bajqinovci.
Sipas tij, ShBA-të janë garancia jonë më domethënëse për avancim e zhvillim dhe sigurinë për rrugën e drejtë ma dha Kongresmeni Jeffries.