Opinionisti Labinot Balaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, në një kohë kur vendi përballet me ngecje politike lidhur me çështjen e presidentit.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Balaj tha se, ndryshe nga periudhat e mëhershme, kjo parti tashmë nuk i sheh zgjedhjet si opsion të favorshëm dhe po përpiqet t’i shmangë ato.
“Mendoj që një proces i ri elektoral është i pashmangshëm. Për dikë është mundësi, për dikë qëllim, për dikë shpresë, por për dikë është imponim. Për kë është imponim? Po mendoj që është për Vetëvendosjen, sepse nuk i dëshiron zgjedhjet. Është hera e parë që, për dallim nga periudha e kaluar, të harkut kohor 9 shkurt deri në dhjetor, kjo parti nuk i do zgjedhjet dhe me çdo kusht po mundohet t’i shmangë”, deklaroi Balaj.


























