Barça sot ka mundësinë më të mirë për t’iu afruar kreut të ‘La Ligas’ me 2 pikë diferencë, pasi e mbrëmjes së djeshme, Real Madrid dhe Atletico ndanë vetëm nga një pikë.
Katalanasit kanë mundësinë më të mirë sot pasi për ata konsiderohet një transfertë e lehtë ndaj Sevillas e vendit të 13-të. Blaugranasit vijnë me një performancë shumë të mirë, pasi në 10 ndeshjet e fundit kanë korrur 8 fitore dhe nuk kanë pësuar asnjë humbje.
Renditja aktuale e ‘La Ligas’ është kjo, Real Madrid kryeson me 50 pikë ndiqet nga Atletico me 49 pikë, Barcelona me 45 pikë dhe Athletic Bilbao me 44 pikë.s.n.