Barcelona ka dhënë sinjalin e parë të madh në sezonin e ri të La Ligës.
Kampionët në fuqi ishin të jashtëzakonshëm dhe spektakolarë në udhëtim te Elche, duke triumfuar me rezultat bindës 0-5.
Skuadra katalanase e kontrolloi ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe tregoi se edhe këtë sezon synimi mbetet i njëjtë: mbrojtja e titullit kampion.
Në “manitën” e parë sezonale shkëlqyen Raphinha dhe Fermin Lopez, të cilët realizuan nga dy gola, ndërsa një tjetër moment special ishte debutimi i Adeyemit me fanellën e Barcelonës. Sulmuesi e festoi debutimin me gol, duke i dhënë edhe më shumë shkëlqim një nate perfekte për katalanasit.
Barcelona dërgon kështu një mesazh të qartë për rivalët: kampionët nuk kanë ardhur për të dorëzuar kurorën.
Me këtë forcë dhe spektakël, skuadra e sheh veten sërish si një nga favoritët absolutë për titullin e La Ligës.


























