Barrikadat e vendosura dje në veri të Kosovës janë ende aty. Një numër i madh personash janë të pranishëm në postbllokun në fshatin Rudare pranë Kryqit mëngjesin e sotëm.
Pas natës së kaluar në barrikada në këtë fshat afër Zveçanit, sot në mëngjes situata është e qetë.
Një numër i madh qytetarësh janë duke qëndruar në rrugën kryesore me çadra apo duke u strehuar në tendat e ngritura mbrëmë.
Janë ngritur dy tenda përgjatë rrugës kryesore, pra në kthesën nga Zveçani në Rudar.
Barrikadat ende janë ngritur jo shumë larg kryqit ku ndalohet kalimi i të gjithëve, përveç gazetarëve.
Sot në mëngjes në fshatin Rudare kemi vërejtur edhe disa zyrtarë.
Në mesin e të pranishmëve është edhe kryetari i të ashtuquajturës Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës, Aleksandar Spiriq, si dhe ish-kryetari i komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq.
Të shtunën pasdite u vendosën barrikada në veri. Kufijtë në Jarinje dhe Bërnjak janë mbyllur, ndërsa te diga e Ujmanit ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe siç thotë policia grupeve kriminale serbe.
Në barrikada janë kryesisht punonjës të institucioneve shtetërore, të cilët janë ftuar në mënyrë të organizuar. Janë të përfshirë disa mijëra qytetarë, duke përfshirë një numër të dukshëm njerëzish që fshehin fytyrat e tyre. Ata mbajnë kapele të errëta që mbulojnë të gjithë fytyrën përveç syve, ose kapele dhe maska sanitare.
Barrikadat janë vendosur pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, dhe kanë qenë edhe arsyeja zyrtare që Policia e Kosovës të mbyllë përkohësisht Jarinjen dhe Bërnjakun për qarkullim.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se ish-polici është organizatori i dyshuar i sulmit në objektet e KKZ-së në fillim të kësaj jave tek Tre Rrokaqiejtë dhe se ai akuzohet për akte terroriste dhe sulm ndaj rendit kushtetues.
Ajo që për Sveçlën është terrorizmi i ish-policëve serbë të PK-së, por nën kontrollin e Beogradit, për presidentin serb është pushtimi i veriut nga policia shqiptare.
Vuçiqi dje tha se polici kosovar që u sulmua nga grupet kriminale serbe në veri, vetëm është lënduar nga “disa copa xhami”, gjersa Sveçla e demantoi Vuçiqin duke publikuar fotot e policit të sulmuar me plumb në krahëror, pasi sulmi ishte një tentativë e rëndë për të vrarë policin me armë zjarri.
Nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim dhe kjo është ajo që ata duhet të dinë.” Ky është vendimi i shtetit të Serbisë dhe këtë duhet ta dinë të gjithë në ditët në vijim. Është vendimi im dhe nuk jam i shqetësuar për çmimin që do ta paguaj personalisht”, tha Vuçiq.
“Nuk duam konflikt, por agresionit do t’i përgjigjemi me të gjitha forcat”, u përgjigj Kurti, duke shtuar se barrikadat e “kriminelëve të maskuar në veri duhet të hiqen menjëherë”.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, beson se barrikadat duhet “të hiqen urgjentisht”, por edhe “të tërhiqen njësitet paraushtarake serbe në veti”, dhe të ndërhyjnë SHBA-të dhe BE-ja dhe të qetësojnë situatën.
Kriza çon në krizë në veri – nga tabelat, përmes daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës në veri e deri te caktimi i zgjedhjeve në veri. Ndonëse presidentja e Kosovës e shtyu të njëjtën dje pasdite, informacionet u lanë në hije nga lajmet për vendosjen e barrikadave dhe arrestimin e një ish-polici.
Ky është arrestimi i tretë në tre ditët e fundit në Veri. Fillimisht pardje është arrestuar një serb i cili akuzohet se më 13 tetor të këtij viti ka sulmuar një ekip policor që po ndihmonte doganat në një aksion për parandalimin e kontrabandës, por ai u identifikua këtë javë dhe u arrestua menjëherë. E derisa policia e Kosovës deklaron se ka ndodhur më 9 dhjetor, ministri i Brendshëm i Kosovës thotë se ka qenë një ditë më parë. Dje është konfirmuar edhe arrestimi i serbit M.A. (nga Zveçani) në Jarinjë për “vrasje të rëndë në tentativë” të policëve.
Incidentet që ndodhën në veri në ditët e fundit, kryesisht në zonat etnikisht të përziera, zyrtarisht i shërbyen Kosovës si arsye për të vendosur forca të përforcuara policore jashtë rajonit të Veriut nga Jugu tre ditë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës.
*Artikulli sipër është prodhim i portalit Kossev në gjuhën serbe. “Mitropol” ka përkthyer artikullin dhe ka ndërhyrë shumë pak në terminologji në gjuhën shqipe, gjersa ka tentuar ta ruaj origjinalin duke raportuar në formë korrekte.