Kryeministri i administratës rajonale kurde në veri të Irakut (KRG) Mesrur Barzani tha se ata nuk do të tolerojnë praninë e organizatës separatiste terroriste PKK në rajon, transmeton Kosova Post.
Duke folur për mediat franceze, Mesrur Barzani tha se 800 fshatra nuk mund të rindërtohen në rajon për shkak të okupimit të PKK-së, i cili pengoi fermerët të hynin në tokën e tyre dhe i largoi ata nga fshatrat.
Pasi nënvizoi se nuk do të tolerojnë praninë e PKK-së në rajon, Barzani tha se ata nuk mbështesin asnjë destabilizim të sigurisë së vendeve fqinje.
Kryeministri i administratës rajonale kurde tha se ata mbështesin sovranitetin e Irakut dhe se PKK-ja është arsyeja kryesore për ndërhyrjen e Forcave të Armatosura Turke.
Ndërkohë, ambasadori turk reagoi ndaj deklaratës së ambasadorit iranian në Bagdad kundër veprimtarisë ushtarake turke në rajon.
Ambasadori i Turqisë në Bagdad, Fatih Yildiz, tha se ambasadori iranian ishte personi i fundit që mund të ligjërojë për respektimin e kufijve të Irakut./trt.net