Një sulm me raketa ka goditur bazën ajrore Ain al-Asad ku strehohen trupat amerikane në provincën perëndimore irakiane al-Anbar, incidenti i tretë i tillë në ditët e fundit që shënjestron interesat amerikane në Irak, transmeton Kosova Post.
Ushtria Irakiane tha në një deklaratë të Martën se dy raketa kishin rënë në bazë, por sulmi nuk shkaktoi viktima, pa dhënë më shumë detaje. Të hënën, të paktën gjashtë raketa goditën bazën ajrore al-Balad që strehon forcat amerikane dhe aeroplanët luftarakë në veri të kryeqytetit irakian Bagdad.
Një ditë më parë, një bazë ajrore që strehonte forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit u sulmua me raketa.
Incidentet e trefishta ende nuk janë pretenduar nga asnjë parti apo individ, por SHBA për sulme të tilla zakonisht fajëson grupet e rezistencës irakiane.