Bekim Jashari përmes një postimi nê Facebook e ka kujtuar sot në ditëlindjen e tij të 89-të, Adem Demaçin, shkruan KosovaPost.
“Veprat e bacës Adem janë një pasuri e veçantë e historisë tonë, udhërrëfyes që na drejtojnë drejt bashkimit dhe unitetit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot, në ditëlindjen e tij të 89-të, kujtojmë dhe nderojmë bacën Adem Demaçi, njeriun që kaloi vite të tëra në burgjet e Serbisë, por asnjëherë nuk u dorëzua.
Ai ishte zë i fuqishëm i Kosovës, që luftoi për lirinë dhe pavarësinë e popullit tonë, duke u nderuar me çmime ndërkombëtare për angazhimin e tij për paqe dhe liri.
Veprat e bacës Adem janë një pasuri e veçantë e historisë tonë, udhërrëfyes që na drejtojnë drejt bashkimit dhe unitetit.
Baca Adem, faleminderit për çdo sakrificë që ke bërë për Kosovën tonë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën sakrifikove kaq shumë!


























