Albi Mall është një ndër qendrat e madhe tregtare si dhe njëri ndër vendet më të frekuentuar në Kosovë, ku ka pothuajse çdo gjë që të nevojitet, shkruan Kosova Post.
Po ashtu, është një vend familjar, aty ku mund të kalosh pjesën më të madhe të ditës, por përskaj këtyre aspekteve pozitive, është evidente se i mungon një dhomë e lutjes.
Besimtarët mysliman kanë nevojë për një dhomë të tillë që të mos ju duhet të dalin çdo herë në një xhami dhe pastaj të kthehen e të kërkojnë përsëri vendparkim, e rrjedhimisht të humbasim kohë pa nevojë.
Ka edhe shumë arsye të tjera për të pasur një dhomë lutjesh në një qendër të madhe siç është Albi Mall, por të cilat nuk mund të përmbledhen të gjitha në një shkresë të vogël si kjo.
Kurse, Qendra Tregtare Prishtina Mall, ka menduar edhe për besimtarët, ku ka ndërtuar edhe dhoma të veçanta për lutje; jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjitha religjionet.


























