Biznesmeni Burim Piraj, sërish bën veprimin shembullor për trajtimin e punëtorëve të tij.
Piraj, ka bërë të ditur se nga ky muaj punëtorët e tij do të marrin pagat me rritje.
Nuk është vetëm paga me rritje që e bënë shembull biznesmenin Piraj, sepse ai për çdo vit punëtorëve ua ndanë rrogën e 13 dhe 14, sikur që ka paralajmëruar se po të njëjtën traditë do ta vazhdojë edhe këtë vit.
“Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarave në vende pune të caktuara sot kam marr vendim që nga 1 Nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në MEKA HALAL FOOD për 5% “, ka shkruar Piraj në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq të mi!
Unë po e ndaj me ju këtë lajm para se me marr vesh bashkëpunëtorët e mi!
Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarave në vende pune të caktuara sot kam marr vendim që nga 1 Nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në MEKA HALAL FOOD për 5% . Paga 13 plus 14 vazhdon me emër të Zotit sepse e kemi realizuar planifikimin për këtë vit 100% Elhamdulilah.
Zoti ju bekoftë!
Qoftë paqja mbi ju!