Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se seanca plenare e 27 prillit nuk do të jetë për çështjen e presidentit.
Ajo tha se në këtë mbledhje do të diskutohet anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes.
“Do të doja të ishte ashtu, por ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së presidentit”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.
“Kryesia e Kuvendit vendosi që më 27 prill në orën 10:00 të mbajë një seancë të re, për t’i adresuar disa çështje shumë të rëndësishme, dhe në këtë drejtim është anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes”, u shpreh Haxhiu.


























