Lojtari i Manchester City, Kevin De Bruyne tregon se këtë sezon Premier League është shumë e fortë ku shikon disa skuadra që luftojnë për titullin kampion.
Skuadra e Manchester City aktualisht ndodhet në vendin e dytë në Premier League me 23 pikë, 3 pikë më pak se kryesuesit e Chelsea.
Në një inervistë për faqen zyrtare të klubit, De Bruyne shprehet se këtë vit është shumë e vështirë gara për titullin kampion, për të cilin do duhet shumë punë nga skuadra për të triumfuar në fund.
“Mendoj se kemi luajtur shumë mirë deri më tani këtë sezon. Është e vërtetë që humbëm disa pikë, por është shumë e vështirë të fitosh të gjitha ndeshjet në Premier League. Mendoj se jemi në një moment të mirë, por sezoni është shumë i gjatë. Do të jetë një betejë e mirë mes shumë skuadrave. Ne po luftojmë për gjithçka. Na pret punë e madhe”, deklaroi belgu.