Burger King, zinxhiri i restoranteve të ushqimit të shpejtë me bazë në SHBA, raportoi se nuk mund të mbyllte restorantet e saj për shkak të refuzimit të partnerëve të saj rusë, transmeton KosovaPost.
Në një deklaratë me shkrim nga Restaurant Brands International (RBI), e cila përfshin markën Burger King, thuhet se kompania operon 800 restorante në tregun rus me tre partnerë të ndryshëm.
Në deklaratë thuhet se janë kontaktuar partnerët përkatës për mbylljen e restoranteve Burger King në Rusi, por një gjë e tillë është refuzuar.
Një tjetër zinxhir restorantesh, McDonald’s, kishte ndërprerë veprimtarinë e tij në Rusi./KosovaPost/.