Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Hamza për presidentin nga populli: Në parim jemi për, por kërkon trajtim në përputhje me Kushtetutën

    Hamza del nga Qeveria pas takimit me Kurtin, një ditë para seancës së Kuvendit

    Kryediplomati turk: Heshtja e botës për Gazën ‘bashkëfajësi në gjenocid’

    Fidan: Turqia do të vazhdojë përpjekjet për një “rend ndërkombëtar më të drejtë”

    Mbyllet pjesa e parë, Austria në avantazh ndaj Kosovës

    Mbyllet pjesa e parë, Austria në avantazh ndaj Kosovës

    Fillon protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

    Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin

    Haxhiu për kancerin e gjirit: Gratë ta bëjnë kontrollin me kohë

    Haxhiu për kancerin e gjirit: Gratë ta bëjnë kontrollin me kohë

    Shqiptarët në Texas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales

    Shqiptarët në Texas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales

    Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë Kurti 3

    Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

    Nëntë të arresťuarit për kríme lúfte ndalohen për 48 orë, çfarë u sekuestrua gjatë bastisjeve

    Nëntë të arresťuarit për kríme lúfte ndalohen për 48 orë, çfarë u sekuestrua gjatë bastisjeve

    Gërvalla publikon video nga konferenca: Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

    Gërvalla publikon video nga konferenca: Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

CAKU PËR PUSHTETIN NUK KURSEN AS SHTETIN

30 Nëntor 2024, 17:56
në Kryesore, OP / ED
CAKU PËR PUSHTETIN NUK KURSEN AS SHTETIN
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Ali Dula

Parafushata elektorale e partive politike ka nisur me përshkrimin se nuk ka pothuajse asnjë dallim në mes kripës dhe sheqerit në aspektin e ngjyrës dhe pamjes. Të dyja janë të njëjtë, janë të bardhë dhe janë të ngjashme në madhësi, por dallimin e tyre ju do ta dini vetëm pasi ju i provoni dhe përjetoni ato. Andaj, gjatë fushatimit të tyre me elektoratin, secila njësoj alternohet në shpëtimtarin e engjullin e bardhë të qytetarit. Me format dhe aksionet pothuajse të njëjta promovuese-elektorale. Në fakt ky është një komunikim i korruptuar politik perballë qytetarit, nëse kihet parasysh aksioni dhe sjellja politike e secilit subjekt gjatë jetës së tyre politike. Për atë, diferencat klasifikuese, në rastin elektoral, i bën më së miri përjetimi i standardit të jetës që është ofruar për qytetarin dhe realitetit te provuar. Vendi nuk ka nevojë për ndonjë tip revolucionari pos një burrështetasi të mirë, por edhe po të jetë ashtu, filozofi Erich Fromm ka një përkufizim të saktë lidhur me këtë : “Revolucionarët e suksesshëm janë edhe burrështetasit e vërtetë, kurse revolucionarët e pasuksesshëm janë vetëm dështakë të rrezikshëm.”

Pak javë para zgjedhjeve të 9 shkurtit, ashpërsimi i komunikimit politik i partive politike është i pritshëm, veçmas kur pollot mund të mos jenë aspak në favor të pritshmërive të tyre për rezultatet reale. Zgjimi dhe mobilizimi i çdo eksponenti partiak është i përfshirë në rrjetet sociale me leksik atakues që për qëllim ka avantazh në propagandë.
Konsumimi i leksikut të papërmbajtur politik synon të prodhojë edhe klimë të ashpër për garën zgjedhore. Natyrisht që funksionon edhe gara e fortë brenda spektrit opozitar për primatin e liderizmit opozitar. Por ajo që tashmë dihet është se është krijuar një realitet, se askush më nuk dyshon se do të pasonte ndonjë inxhinjering i mashtrimeve zgjedhore, të premtimeve apo në procese teknike. E më e dobishmja është se ata që janë vjedhur tashmë kanë kujt t’i drejtohen kur qajnë për drejtësi, dhe nuk mund të fajësohet më as pozita e as opozita. Pos rregullimit të kapaciteteve në organizim e lehtësira brenda KQZ-së, ngritja e koshiencës qytetare për zgjedhje e vështirëson imagjinatën e tentativës për mashtrimin elektoral. Pra, po përjetojmë fillesat e epokës ku qytetari luan rolin e opozitarit real më shumë se vet subjektet politike.
Natyrisht, çdo pushtet duhet përherë të qëndrojë në dioptrinë e kritikës dhe opozitarizmit politik. Kështu do të emancipohej klasa politike, ngritet vetëdija dhe ndjeshmëria qytetare e krahas kësaj edhe zhvillimi i vendit. Por për këtë mund të kontribuojë një opozitë e artikuluar qartë në ofertën e saj. Çudia opozitare e ofertës dhe alternativës edhe kësaj here qëndron në “cilësinë e re”. Për krejt këto katër vite të pozitës, opozita nuk arriti t’i thotë qytetarit se çfarë do të bëjë ajo si alternativë. Profesionalizmi, dija, ekspertiza janë adute relevante të një subjekti (edhe pse me këto shpesh është abuzuar pushteti), por ofertimin e qartë programor të ndonjë subjekti politik opozitar, kur zgjedhjet tashmë numërojnë javët, qytetari jonë akoma nuk e ka lexuar. Mbase edhe mund të ekspozohet nga ndonjë subjekt, por një program politik serioz si ofertë dhe zgjidhje të problemeve të qytetarit duhet të jetë çështje permanente dhe e vazhdueshme e punës ndër kohë. Kjo mungesë e ideve të qarta politike dhe zgjidhjeve të vërteta për qytetarin, politikanin profesionist e ka shndërruar në parazitin e realitetit tonë politik. Përcepcioni se politika udhëhiqet prej të respektuarve e demanton Arthur Milleri: “Nuk ka politikanë të respektuar, ka vetëm oferta të dobëta”.

Në hapësirën publike vërehet edhe një dimension tjetër i opozitarizmit. Ai i (mjaftë) analistëve partiakë apo i disa ish diplomatëve që me humbjen e benefiteve dhe privilegjeve, kanë krijuar një diskurs tejet agresiv në medie për propagandë dhe përhapje të lajmit të rremë. E lajm i rremë është krahu ekzekutiv i qeverisë së padukshme. Medie të caktuara kanë marrë hov të madh për të përhapur fjalën për “dështimet” e qeverisë dhe faqet e para të gazetave janë “lyer” me lajme të rreme. Kampionët e medies në misionin e përhapjes së këtyre lajmeve janë pikërisht ata që në tenderët dhe konkurset për projekte të ndryshme përfitonin më së shumti nga financimi i përmbajtjeve me interes publik.
Gjatë 14 vjetëve të kaluara, në këtë Kosovë të varfër, Telekomi i Kosovës ka shpenzuar mbi 30 milionë euro në reklama dhe sponsorizime për media, një pjesë e të cilave janë të lidhura me politikën. Edhe pse në KMSH ishin të regjistruara vetëm 33 mediume, Telekomi u ka dhënë kontrata hiç më pak se 116 portaleve dhe mediumeve online! Vetëm në periudhën 2014-2019 nga Telekomi janë derdhur oqean parash, 2 milion euro për media fantome të shtypura dhe ato online! Këto të dhëna faktojnë qartë për qëllimin dhe qëndrimin e fortë opozitar të kësaj pjese të medies, madje shpesh edhe më radikal se vet subjektet politike. Por, pavarësisht mediave sociale të kudondodhura, qytetari gjithnjë e më shumë është në kërkim të informacionit të vërtetë, edhe sikur ta mbajë kokën në rërë, informacioni i saktë do ta gjejë atje. Për këtë arsye zhvillimi i emancipimit qytetar për mediapolitikën, do të ishte arritje më e madhe për shoqërinë tonë. Ngase në një hapësirë ​​kaq të vogël politike, politikanët tek ne kanë zhvilluar më shumë individualitetin duke braktisur kështu përgjegjësinë institucionale publike dhe rëndësinë e institucioneve politike, e që kjo nënkupton humbjen e demokracisë dhe apatinë totale për zhvillimin e shtetit.

Në vendin tonë, pothuajse të gjitha subjektet e kanë shijuar (kush më shumë e kush më pak) pushtetin. Mbase kur shijohet, vështirë dhe të harrohet e aq më pak të braktiset, andaj përherë sërish synohet. Qasja, manifestimi dhe kalkulimi me të nga opozita ka qenë jashtëzakonisht i gabuar, me mendësi të atillë se vendi është ende në fazën terminale andaj duhet kapur gjithçka që mund të merret ende, sepse pas tyre nuk do të ketë më asnjë institucion për t’i ndjekur penalisht. Kjo është arsyeja kryesore për disfatën opozitare, dhe nëse kjo nuk ndryshon, atëherë statusi i tyre do të vazhdojë të mbetet i pa ndryshuar. Opozitarët që hynë në lojë, hynë me idenë fisnike që njëri prej tyre mund të ringjallte shpresën e vërtetë për vendin, dhe jo thjesht të bëjë disa reforma. Edhe po të ekzistonin këto, përfaqësimi i tyre me protagonistë të dëshmuar keq në politikë, ngjall vetëm predestinimin për dështim. Me figura që për opinion kanë simbiozën e kleptokracisë, korrupsionit e krimit ekonomik, pafuqisë intelektuale, sharlatanizmit mediatik, analistëve partiakë me zë më ekstrem se vet subjekte opozitare dhe premtimeve megalomane nëpër mediet, nuk mund të çmontohet mazhoranca. Pëkundrazu, të tillët i rrisin mbështetje e jetëgjatësi. Megjithatë shpresa është diçka që nuk vdes tek njeriu dhe mbështetet në vullnetin elementar për të jetuar, por jo në fakte. Edhe në dakikat e vdekjes, njeriu shpreson se shpëtimi është i mundur.

Opozita nuk do të duhej ta mbyste këtë grimë shprese me akuza joserioze e shtërpe, sepse kjo ka pasoja që mund të shërbejë si një dekorim i bukur i dështimit. Akuzat dhe kualifikimi i sulmit në veri tek kanali Ibër- Lepenc si “koordinim apo inskenim” për benefit eventual elektoral, ndërkohë që tashmë kemi rastin Banjska. Apo akuzat për mbylljen e vendit me miqtë ndërkombëtarë kur Kryeministri kishte takime të nivelit në SHBA, ose për lidhjet e ndryshme të Kurtit kur kërkesat e disave për veriun janë shpesh në simetri me ato të atyre autoriteteve armiqësore kur i adresohen ndërkombëtarëve. Pastaj akuza për antiamerikanizëm prandaj “shefi i CIA-s nuk e takon Kurtin” pos që qe farsë politike ishte dhe autogol fatal në politikë. E tmerrshme të dëgjohej ishte edhe komparacioni i disa opozitarëve për situata në kohë të Rankoviqit dhe Millosheviqit me realitetin dhe veriun e sotëm. Në vazhdën e kësaj kemi edhe manifestimin verbal i shfaqur për moshapje të urës së Ibrit, që pozitës i adresohet si dështim i radhës, ndërkohë zëri dhe qëndrimi opozitar për një çështje kaq relevante shtetërore do të duhej të ishte krejt unik dhe unison për hapjen e kësaj ure. Kur të fitojë Kosova, kursi politik pozitë e opozitë duhej të ishte krejt irelevant. Në këtë linjë mbizotëron një qasje e gabuar shtetruajtëse. Për t’u goditur pushteti nuk kursehet shteti! Qasje fataliste që mund të ndëshkohet e të çojë në fazën e përjashtimit nga bashkësia kuvendare. Andaj, alternativa të tilla politike të proklamuara rezultojnë vetëm një iluzion marketingu për të lëkundur votuesit e pavendosur.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Hamza për presidentin nga populli: Në parim jemi për, por kërkon trajtim në përputhje me Kushtetutën

Hamza del nga Qeveria pas takimit me Kurtin, një ditë para seancës së Kuvendit

15 minuta më parë
Kryediplomati turk: Heshtja e botës për Gazën ‘bashkëfajësi në gjenocid’

Fidan: Turqia do të vazhdojë përpjekjet për një “rend ndërkombëtar më të drejtë”

26 minuta më parë
Mbyllet pjesa e parë, Austria në avantazh ndaj Kosovës

Mbyllet pjesa e parë, Austria në avantazh ndaj Kosovës

1 orë më parë
Fillon protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH