Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Atë do ta presë në takim presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke filluar nga ora 09:10.
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron, të enjten, më 4 janar 2024 në orën 08:00, takon edhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Takimi mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Pas takimit, homologët do të deklarohen për mediat vendase dhe ato ndërkombëtare.
Kjo është vizita e parë për vitin 2024 e një diplomati perëndimor në Kosovë.


























