Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron gjatë vizitës së tij në Kosovë është pritur në takim edhe nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, përcjell KosovaPost.
Kështu bën të ditur KFOR-i me anë të një njoftimi në “X” teksa ka ndarë pamjet nga takimi.
“Komandanti i KFOR-it , Ozkan Ulutas, priti Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron në kampin ‘Film City’, në Prishtinë”, thuhet në njoftimi.
Në kuadër të vizitës së tij një ditore në vend, David Cameron është takuar edhe me presidenten, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin Albin Kurti.


























