Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    KEDS-i njofton për punimet në rrjet

    Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Kurti: Në SHBA diskutuam për Hagën, të zhdukurit dhe të ardhmen euro-atlantike

    Kurti: Në SHBA diskutuam për Hagën, të zhdukurit dhe të ardhmen euro-atlantike

    Mijëra qytetarë mblidhen në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Mijëra qytetarë mblidhen në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Hamza për presidentin nga populli: Në parim jemi për, por kërkon trajtim në përputhje me Kushtetutën

    Hamza del nga Qeveria pas takimit me Kurtin, një ditë para seancës së Kuvendit

    Kryediplomati turk: Heshtja e botës për Gazën ‘bashkëfajësi në gjenocid’

    Fidan: Turqia do të vazhdojë përpjekjet për një “rend ndërkombëtar më të drejtë”

    Mbyllet pjesa e parë, Austria në avantazh ndaj Kosovës

    Mbyllet pjesa e parë, Austria në avantazh ndaj Kosovës

    Fillon protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

    Nata e 12-të e protestës kundër vendimit në Hagë, këta janë personat që do të flasin

    Haxhiu për kancerin e gjirit: Gratë ta bëjnë kontrollin me kohë

    Haxhiu për kancerin e gjirit: Gratë ta bëjnë kontrollin me kohë

    Shqiptarët në Texas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales

    Shqiptarët në Texas me protestë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së dhe kundër verdiktit të Speciales

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ceremonia për çmimet Oskar ‘nën hijen’ e luftës, aktorët kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza

11 Mars 2024, 9:29
në Kulturë
Ceremonia për çmimet Oskar ‘nën hijen’ e luftës, aktorët kërkuan armëpushim të menjëhershëm  në Gaza
Share on FacebookShare on Twitter

“Oppenheimer” dhe thirrja për Gazën lanë gjurmë në ceremoninë e 96-të të çmimeve Oscar.”Ne bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza. Ne bëjmë thirrje për paqe dhe drejtësi të përhershme për popullin palestinez”, tha aktori i njohur, Ramy Youssef

Përderisa “Oppenheimer” mori çmimin “Filmi më i mirë” dhe Christopher Nolan, regjisori i këtij filmi, mori çmimin “Regjisori më i mirë” në ceremoninë e 96-të të ndarjes së çmimeve Oscar që u mbajt në SHBA, protesta në mbështetje të Gazës jashtë sallës dhe fjalimi i regjisorit fitues i çmimit, Jonathan Glazer “reagim ndaj okupimit të Gazës” lanë gjurmë në këtë mbrëmje, raporton Anadolu.

Ceremonia u mbajt në Teatrin Dolby në qytetin amerikan Los Angeles ndërsa përveç filmit “Oppenheimer” tërhoqi vëmendjen edhe reagimi ndaj masakrave që po ndodhin në Gaza.

Protestuesit pro-palestinezë u mblodhën para Teatrit Dolby para ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Ata protestuan për armëpushim emergjent në Gaza dhe bllokuan rrugën. Ndërkohë që ceremonia e ndarjes së çmimeve nisi pak me vonesë për shkak të protestës për Gazën, e cila u transmetua edhe nga mediat amerikane, aktorët e famshëm të Hollywood-it kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe pozuan në tapetin e kuq me karfica që simbolizojnë “armëpushimin” në jakët e tyre.

Tërhoqi vëmendjen se shumë aktorë, përfshirë yjet e njohur të Hollywood-it si Ramy Youssef, Mark Ruffalo dhe Billie Eilish, erdhën në sallë me karfica të kuqe që simbolizojnë kërkesën për “armëpushim në Gaza”.

Aktori i njohur Ramy Youssef dha deklaratë për mediat para ceremonisë së ndarjes së çmimeve. “Ne bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza. Ne bëjmë thirrje për paqe dhe drejtësi të përhershme për popullin palestinez. Ky është në fakt një mesazh universal: Ndaloni vrasjen e fëmijëve”, u shpreh ai.

Mbështetje për Gazën nga regjisori fitues i Oscarit

Jonathan Glazer, i cili fitoi çmimin për “Filmin më të mirë në gjuhë të huaj” me filmin e tij “Zone of Interest” për Holokaustin, ka reaguar ndaj pushtimit në Gaza në fjalimin e tij teksa pranoi çmimin e tij.

“Ne qëndrojmë para jush si njerëz që refuzojnë uzurpimin e Holokaustit dhe hebraizmit të tyre nga një okupim. Ky pushtim ka sjellë konflikt për shumë njerëz të pafajshëm, qofshin viktimat e 7 tetorit në Izrael apo sulmet e vazhdueshme në Gaza, të gjithë janë viktima të këtyre akteve të çnjerëzimit”, theksoi Glazer.

Oppenheimer, fituesi i mbrëmjes

Në mbrëmjen e Oscar-it, filmi i Christopher Nolan “Oppenheimer”, për jetën e fizikantit amerikan Julius Robert Oppenheimer, fitoi çmimin “Filmi më i mirë”.

Christopher Nolan, regjisori i filmit të nominuar në 13 kategori, arriti sukses të madh me çmimin “Regjisori më i mirë”, duke fituar për herë të parë çmimin Oscar.

Aktori irlandez Cillian Murphy, i cili luajti Oppenheimer në film, përjetoi një gëzim të madh pasi e fitoi çmimin “Aktori më i mirë”.

Robert Downey Jr., i cili tërhoqi vëmendjen me rolin e tij në Oppenheimer, ndërsa u bë i famshëm me rolin e tij “Iron Man”, mori Oscar-in e tij të parë me çmimin “Aktori më i mirë në rol dytësor”.

Publikohet videoja e disidentit rus Alexei Navalny

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, u publikua edhe një video e shkurtër përkujtimore për disidentin rus Alexei Navalny, i cili vdiq së fundmi derisa ishte në burg në Rusi.

Në video, Navalny thotë në një video-regjistrim që e kishte bërë derisa ishte në burg: “E vetmja gjë që nevojitet për fitoren e së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë”. Fjalët e tij u pritën me duartrokitje në sallë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u vlerësua edhe dokumentari “20 ditë në Mariupol” në kategorinë “Dokumentari më i mirë”.

Çmimet më të rëndësishme nga ceremonia e Oscar-it janë si në vijim:

Filmi më i mirë: Oppenheimer

Regjisori më i mirë: Chistopher Nolan – Oppenheimer

Aktorja më e mirë: Emma Stone – Poor Things

Aktori më i mirë: Cillian Murphy – Oppenheimer

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Da’Vine Joy Randolph – The Holdovers

Aktori më i mirë në rol dytësor: Robert Downey Jr. – Oppenheimer

Kënga më e mirë origjinale: What Was I Made For? – Barbie

Muzika më e mirë: Oppenheimer

Kinematografia më e mirë: Oppenheimer

Efekti më i mirë vizual: Godzilla Minus One

Protesta në mbështetje të Gazës pranë sallës ku mbahej ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar

Protestuesit pro-palestinezë u mblodhën para Teatrit Dolby para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, duke protestuar për një armëpushim emergjent në Gaza

Protestuesit mbanin flamuj palestinez ndërsa brohoritën me slogane “Palestina e Lirë” dhe “Menjëherë armëpushim në Gaza”.

Ndërkohë që trafiku u ndal për shkak të protestës para Teatrit Dolby, ku u zhvillua ceremonia, policia mori masa sigurie në zonë.

Karfica me “Armëpushim në Gaza” nga yjet e Hollywood-it

Ndërkohë, yjet e njohur të Hollywood-it si Ramy Youssef, Mark Ruffalo dhe Billie Eilish, erdhën në sallë me karfica të kuqe që simbolizojnë kërkesën për “armëpushim në Gaza”.

Duke pozuar në tapetin e kuq, aktorët pozuan para kamerave me karfica të kuqe në kuadër të platformës “Artists4Ceasefire”, e cila është krijuar nga aktorët e filmave që bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza.

Aktori i njohur Ramy Youssef bëri thirrje për “armëpushim në Gaza” para ceremonisë

Aktori i njohur Ramy Youssef bëri një deklaratë për mediat para ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Youssef, i cili la përshtypje me performancën e tij në filmin “Poor Thing” këtë vit, foli për revistën “Variety”, e cila intervistoi personazhe të famshme në tapetin e kuq, para ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

“Ne bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza. Ne bëjmë thirrje për paqe dhe drejtësi të përhershme për popullin palestinez. Ky është në fakt mesazh universal: Ndaloni vrasjen e fëmijëve. Mos të bëhemi pjesë e kësaj lufte”, u shpreh ai.

Duke vënë në dukje se ata bënë thirrje për armëpushim në Gaza me një platformë që përfshin shumë aktorë të famshëm të Hollywood-it, Youssef tha gjithashtu se ai shpreson për një armëpushim.

Ai theksoi se administrata amerikane po i afrohet dalëngadalë një armëpushimi për këtë çështje, Duke iu referuar thirrjes së zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris për një armëpushim, aktori tha: “Pse nuk duhet të jetë tani koha për këtë?”.

Youssef tha se shumë artistë bënë thirrje simbolike për armëpushim në Gaza me një karficë të kuqe.

Etiketat: Çmimi OscargazaRamy Youssef
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot: 1300 fëmijë janë v*rarë prej muajit mars, si mund të qëndrojmë indiferentë?

Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot: 1300 fëmijë janë v*rarë prej muajit mars, si mund të qëndrojmë indiferentë?

1 vit më parë
Pesë punonjës të organizatës ndërkombëtare humanitare vr*iten në sulmet izraelite në Gaza

Pesë punonjës të organizatës ndërkombëtare humanitare vr*iten në sulmet izraelite në Gaza

1 vit më parë
Lufta në Gaza, Gjermania ‘ndryshon’ tonin, kër*cënon me masa ndaj Izraelit! Ministri i Jashtëm: Jo furnizim armësh nëse do ketë dëme të mëtejshme

Lufta në Gaza, Gjermania ‘ndryshon’ tonin, kër*cënon me masa ndaj Izraelit! Ministri i Jashtëm: Jo furnizim armësh nëse do ketë dëme të mëtejshme

1 vit më parë
Madridi i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sa*nksione ndaj Izraelit për të ndaluar luftën në Gaza

Madridi i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sa*nksione ndaj Izraelit për të ndaluar luftën në Gaza

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH