Sot në Kosovë do të zhvillohen disa aktivitete në kryeqytet por edhe në qendrat tjera, shkruan Kosova Post.
Veçojmë kështu, konferencën për media të AAK-së të cilën do ta mbajë, Kryetari Ramush Haradinaj.
Më poshtë gjeni të gjitha aktivitetet e planifikuara për ditën e sotme”
10:00
Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Platformën CiviKos mbajnë konferencë për medie. (Objekti i OEK, Prishtinë)
11:00
Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet MZhR-së dhe CARITAS-it. (Ish-objekti i Rilindjes, kati i dhjetë)
13:00
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga kjo parti dhe kandidatët për kryetarë komunash mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, Prishtinë)
17:00
Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me banorët në fshatin Piranë, për të diskutuar rreth hartimit të buxhetit për vitin 2022. (Shkolla fillore në Piranë)
20:00
Komuna e Prizrenit vazhdon aktivitetet në kuadër të programit “Vera Kulturore”. (Sheshi i dëshmorëve, Prizren)
Mbi 1.200 viktima nga tërmeti në Haiti, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme