Edhe nesër pritet të mbaj mot me diell. Mbi vendin tonë do të zotërojnë përsëri temperaturat e larta, raporton Kosova Post.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë me dije se, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./KosovaPost/