Sipas Institutit Hidrometeorologjik, sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, transmeton Kosova Post.
Nëpër ultësira, sipas IHK-së, parashihet të formohet mjegull e dobët, kryesisht në orët e para të ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10- 13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s./KosovaPost/