Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në veri.
Përmes një postimi në Twitter, Cramon ka kërkuar që Lista Serbe ta dorëzojë pa vonesë listën e saj zgjedhore, përcjell teve1.info
“Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe nxisim që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë. Apel për të gjithë aktorët përkatës në Kosovë dhe Serbi për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe aneksit si me fjalë ashtu edhe me veprime”, thuhet në postimin e saj.
Në një deklaratë për media, Lista Serbe ka deklaruar që nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e 23 prillit në veri, pasi, sipas tyre, nuk u janë plotësuar kushtet për të cilat kanë lëshuar institucionet.